Rikthimi i Nanos, Musa Ulqini:
Sot, bashkë si asnjëherë më parë

Rikthimi i Nanos, Musa Ulqini:<br />Sot, bashkë si asnjëherë më parë
TIRANE-Në Partinë e sotme Socialiste, ka pak njerëz që bashkojnë “epokën” e Fatos Nanos, me atë të Edi Ramës.

Qysh prej vitit 2005 kur Nano u largua nga PS pas humbjes së zgjedhjeve përballë Berishës, Edi Rama në krye të PS-së ka zhvilluar një reformë të thellë në parti, kur përveç logove, ngjyrave dhe emërtimit “Rilindje”, ripërtëritja dhe hapja ndaj njerëzve të rinj ka qenë një ndër tiparet kryesore.

Lista e fundit e kandidatëve të PS-së, hartuar nga Rama shënoi disa largime të rëndësishme, thuajse të fundit njerëz që kishin nisur karrierën qysh me Fatos Nanon. Por në Partinë Socialiste, veç Gramoz Ruçit, Musa Ulqini është një ikonë e socialistëve të vjetër, deputet qysh në vitin e largët 1992 (edhe pse Edi Rama e la në stol rezervë vetëm në mandatin 2009-2013 dhe e riktheu sërish duke e rikandiduar edhe në këto zgjedhje në një pozicion të sigurt) që i bashkon të dy “epokat”.

I pyetur nga Shqiptarja.com për rëndësinë e kësaj ditëlindjeje të PS-së, si dhe për rikthimin e Fatos Nanos edhe pse virtualisht, Ulqini, si një ish-ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij, thotë se ky është ribashkimi më i madh i socialistëve si asnjëherë më parë.

“Socialistët e festuan sot përvjetorin e 26-të të krijimit të PS në atmosferën e fushatës elektorale që ka përfshirë mijëra shqiptarë nën flamujt kuq e zi për Shqipërinë që duam. Partia Socialiste edhe në opozitë, edhe në pusht ka patur si thelb të sajin të mirën e Shqipërisë. Rindërtimi i shtetit të shkatërruar në '97, përballimi me sukses i krizës së Kosovës të vitit '98 dhe reformat e thella shteformuese në këtë mandat qeverisës, e dëshmojnë këtë gjë. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë themeluesit e kontribuuesit e PS-së të cilët sot janë bërë bashkë si asnjëherë më parë për t’i dhënë një mandat të qartë qeverisës Edi Ramës më 25 qershor”,-tha Musa Ulqini për Shqiptarja.com.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar