Rikthehen atentatet e përgjakshme në qytetin e Shkodrës. Një ditë pas vizitës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në qytetin verior një tjetër ngjarje e rëndë trondit Shkodrën duke lënë një vrarë dhe një të plagosur.
Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja rreth vrasjes së Fatos Ferracakut disa muaj pas vrasjes së kushëririt të tij Arjan Ferracku ngjarje kjo ende e pa zbuluar dhe pa autor. Pse krimi godet herë pas here Shkodrën? Pse shteti nuk po arrin dot të vendosë nën kontroll krimin për të garantuar sigurinë publike?
Atentati me dy të vrarë në Durrës pak ditë më parë dhe lista e shumë të kërkuarve në Vlorë. Për të gjitha këto sonte në emision Repolitix me një panel gazetarësh dhe ekspertësh të fushës.