Rikthimi ndryshe i Elsa Lilës
nga muzika e lehtë te baroku

Rikthimi ndryshe i Elsa Lilës<br />nga muzika e lehtë te baroku<br>
Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila që prej vitesh jeton në Itali është rikthyer në natën e tretë të Festivalit të 56-të të këngës në RTSH. E emocinuar ajo është ngjitur në skenë e këtij festivali pranë moderatorit Adi Krasta. Në një bisedë të shkurtër me të, Elsa Lila ka rrëfyer për projektet e fundit me bandën e saj muzikore që ishte e pranishme në skenën e festivalit. 

Tashmë Elsa Lila ka bërë shumë ndryshime në jetën e saj si këngëtare. Karriera e saj nuk ka më pëër bazë muzikën e lehtë por muzikën e barokut. 
Elsa Lila u shpreh se ajo ka kombinuar edhe vepra të periudhave të tjera për t’i gërshetuar në elementë të muzikës barok. 

Pikërisht duke u bazuar në këto kombinime, Elsa Lila mbrëmë ka bërë performancën e vargjeve të Lasgush Poradecit në veprën e Mozart, e cila është shoqëruar nga kuarteti i saj. Elsa Lila me zërin e saj është vlerësuar si instrumenti i pestë i këtij formati muzikor. Këngëtarja Lila e cila 24 vjet më parë më moshën 15-vjeçare ka qenë fituese e festivalit të këngës në RTSH, ishte surprizuese me ndryshimet e saj për publikun.

Megjithatë duke kënduar aq bukur poezinë e Lasgush Poradecit, Elsa Lila është mirëpritur nga publiku për interpretimin e saj. Lila përveç ndryshimeve në rrymën muzikore ka bërë ndryshime edhe në stilin e saj. Veshja dhe luku ndryshe i Elsa Lilës i përshtatet perfomancave të barokut që realizon me kuartetin e bandës së saj muzikore.

[gallery]25189[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK