Asambleja e Partisë Socialiste ka rikthyer si anëtar të saj ish-deputetin Ethem Ruka, Ilir Zelën dhe Bukurosh Stafën.
 
Ish-ministri i Arsimit dhe i Mjedisit në qeverinë e 'Fatos Nanos' ka falenderuar anëtarët e Asamblesë për vlerësimin që i është bërë ndërsa ka theksuar se kontributi i tij mbetet i njëjtë që nga themelimi i kësaj partie.

“Gjej rastin të falenderoj gjithë anëtaret e Asamblesë Kombëtare të PS që votuan për rikthimin tim në këtë forum të rëndësishëm politik. E konsideroj një vlerësim, megjithëse brenda ose jashtë këtij forumi, kontributi im dhe i kolegëve të gjeneratës sime mbetet i njëjtë me atë ditëve të para të themelimit të kësaj force të madhe politike”, ka shkruar Ethem Ruka në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com