Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri është rikthyer në Napoli për sfidën kundër kampionëve të Italisë mbrëmjen e sotme (20:45), e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Në mesin e atyre që i uruan mirëseardhjen kishte edhe disa fansa që me siguri iu drejtuan ish-trajnerit të tyre me frazë “Forca Napoli”.
Nga ana tjetër, trajneri iu është përgjigjur me "gishtin e mesit". Sarri në atë moment dukej se donte të përgjigjej me gishtin e mesit për t'i ofenduar. Një gjest ofendues i trajnerit të Lacios që dukej si një kundërpërgjigje ndaj atyre fjalëve paksa provokuese.
Një reagim i keq i trajnerit, i cili megjithatë më pas ka dashur të sqarojë përmes faqes zyrtare të Lacios: "Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e gjestit tim të drejtuar ndaj një personi që më kishte fyer. Sigurisht që nuk kishte për qëllim ata që bërtisnin Forza Napoli", sqaroi trajneri.