Rikthimi pas një viti, Rafael Nadal eliminohet nga turneu në Australi (VIDEO)

Rikthimi pas një viti, Rafael Nadal eliminohet nga turneu në Australi (VIDEO)

Rafael Nadal dhe Jordan Thompson

AUSTRALI - U rikthye pas një viti (dëmtim) në fushat e tenisit, por Rafael Nadal është eliminuar nga turneu i Brisbane në Australi.

Spanjolli Rafael Nadal nuk arriti të prekë fazën gjysmëfinale të turneut të tenisit, pasi në çerekfinale humbi nga australiani Jordan Thompson në tre sete 7:5, 6:7 (6:8), 3:6. Kohëzgjatja e ndeshjes ishte 3 orë e 26 minuta.

Thompson do të luajë me Grigor Dimitrov nga Bullgaria për të shkuar në finale. Tanimë Nadal duhet të përgatitet më mirë për turneun "Australian Open", që zhvillohet nga 14 janari 2024.

"Kam harruar plotësisht çka ndodhur, se kam mbajtur pikët e ndeshjes në mendje," tha Thompson i kënaqur në intervistën e tij në fushë. “Të mposhtësh Rafën në shtëpi, në Brisbane në një çerekfinale. Mendoj se është edhe gjysmëfinalja ime e parë në një fushë të vështirë. Nuk mund të isha më i lumtur”, tha Jordan Thompson.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare