Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë se pyjeve të vendit tonë i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj.
Sipas kreut të qeverisë mbjellja e këtyre fidanëve shërben për rikuperimin e ekosistemeve dhe pasurisë sonë pyjore.
“360,000 fidanë të rinj i janë shtuar pyjeve tona, një rezultat konkret i shpalljes së Vitit të Pyjeve dhe angazhimit që ka vijuar për ripyllëzim të qëndrueshëm, rikuperim të ekosistemeve dhe forcim afatgjatë të pasurisë sonë pyjore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
-
Ore mbillni edhe në Tiranë...te kodrat e liqenit artificial e rrethe e rrotull!..mbushe digën me pemë të ulëta si Hardhi rrushi... për një dekor të gjelbër!
Përgjigju -
Po mo Gjigand janë mbjellur360 mijë po bandat e druve të zjarrit poe shkatërrojnë pyjet! Prandaj ka përmbytje .
Përgjigju










Komente
Komento