Rikuperohet kapiteni Shkëmbi, gati
për në Champions me Skënderbeun

Rikuperohet kapiteni Shkëmbi, gati<br />për në Champions me Skënderbeun
Java që po përfundon ka qenë shumë e mbarë për ekipin e Skënderbeut, pasi përpos afrimeve, po arrin që të rikuperojë në kohë rekord edhe kapitenin Bledi Shkëmbi, i cili u dëmtua në një ndeshje miqësore.
 
Shkëmbi ka ‘djegur’ etapat e rikuperimit dhe ka nisur që të vrapojë duke kryer seanca stërvitore me ngarkesë të vogël, ndërsa për ndeshjen e parë sipas të gjitha gjasave do të jetë gati në fushë.
 shkembi
Radas-Osmani
Faqja zyrtare e klubit të Skënderbeut njofton se përsa i përket Marko Radasit do të qëndrojë te Skënderbeu për kupat e Europës dhe për edicionin e ri në kampionat.
 
Ndërsa përsa i pëket Tefik Osmanit faqja e klubit në Facebook zbulon se do të firmosë kontratën e re në avion gjatë kthimit në Shqipëri.
 
Miqësore
Pas disa miqësoreve të humbura, Skënderbeu ndeshjen e radhës me gjermanët e Braunschveig e ka anuluar.
 
Ndeshja ishte programuar që të zhvillohej sot. Tashmë mbetet vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar në Austri ndaj Dynamo Kiev e cila do zhvillohet ne daten 6 korrik , ora 18:30.
 
Afrimet
Të shtunën me ekipin ka zhvilluar seancën e parë stërvitore braziliani, Francisco Lisvaldo Daniel Duarte i cili ka lënë përshtypje shumë të mira tek drejtuesit. Pritet që në ditët në vazhdim të merret një vendim zyrtar në lidhje me të ardhmen e tij te Skënderbeu. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën