Rilindja. E nisim me fjalën
A e kemi ne shqiptarët forcën për të rilindur? A e kemi dëshirën për të vlerësuar të mençurin, të drejtin, të diturin, të mbarin, të mirin? Eshtë e vështirë të pretendosh sot këtë, kur vorbulla marramendëse është akoma në aktivitetin e centrifugimit, por një shpëtim e shpresë ka.
Besoj se jemi dakord me një gjë: Nuk jetojmë në një epokë të shkëlqyer. Shumë vrapuan pas shkëlqimit të parasë e ëndrrat e seicilit u bënë vilat, makinat, mirëqënia materiale dhe jo një botë më e mirë e më e drejtë për të gjithë. Po shpirti? Pak vlerë. Perëndimi vrapoi i pari e në të tjerët, të Lindjes, pak më vonë. Ku jemi sot?
Ngjarjet e përditshme flasin shumë më shumë se mijëra analiza. Në sipërfaqe janë më të lehtët e më të pavlerët e në honin e greminave ata njerëz që dinë e bëjnë. Fiton kush gërthet e ulëret; humb mençuria, modestia, punëtoria. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Pas kësaj, mund të ndodhë vetëm një gjë: RILINDJA
A e kemi ne shqiptarët forcën për të rilindur? A e kemi dëshirën për të vlerësuar të mençurin, të drejtin, të diturin, të mbarin, të mirin? Eshtë e vështirë ta pretendosh sot këtë, kur vorbulla marramendëse është akoma në aktivitetin e
centrifugimit të shpirtërave, por një shpëtim e shpresë ka. Dikush e bën në momente të vështira të jetës; kur goditet nga sëmundje e rëndë dhe kupton se nuk është i perjetshëm. Paradoksale: një sëmundje e keqe për të na bërë më të mirë. Të tjerë nuk e kanë kohën e mjaftueshme dhe mundësinë. Ne, shqiptarët, jemi popull i ri dhe për këtë duhet të falenderojmë Zotin.
Ka nisur në opinionin publik një tendencë e brishtë, por e shëndetshme, për të shpërfillur arrogantët – të paktën mes atyre që janë të njohur për publikun. Ata që nuk lënë kërkënd të flasë; ata që përdhosin e zhvlerësojnë FJALEN, këtë magji që e kemi dhunti vetëm ne, njerëzit. Ka nisur një frymë - e duhet inkurajuar - për të izoluar ata që mbushin plot negativitet familjen e shoqërinë dhe keqpërdorin fuqinë e jashtëzakonshme të fjalës.
Ka nisur të ndjehet në Tiranë një frymë që kërkon DIALOGUN. Nuk them vetëm atë për spektakël që mendohet të zhvillohet mes liderëve politikë (edhe aty do të arrihet), bëhet fjalë për një edukatë që duhet shpluhrosur në komunikimin njerëzor: kur tjetri flet, ti e dëgjon dhe kur ti flet, tjetri të shikon e dëgjon.
A e kemi forcën për të rilindur ne shqiptarët? Besoj se po; nëse është reale kjo dëshirë për të dëgjuar, kuptuar e respektuar njëri-tjetrin e për të izoluar të papërgjegjshmit. Ne, të medias, e kemi për detyrë të kthejmë në modë e tendencë dialogun e respektin. Vlerën e fjalës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36