TIRANE- Projektligji për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ndryshon në thelb të gjithë metodologjinë e vlerësimit të sipërfaqes për kompensim. Sipas këtij drafti, i cili do të nisë të zbatohet pas botimit në Fletoren Zyrtare, vlera e tokës do të llogaritet në bazë të kategorisë që ajo ka pasur në momentin e shpronësimit. Ndërkohë që vlera për m2 do të jetë sipas hartës së çmimeve të miratuar nga qeveria. Në këtë kuptim, të gjithë subjektet që kanë përfituar nga një prej formave të kompensimit do tu llogaritet vlera e përfituar. E njëjta skemë do të veprohet dhe për tokat e marra me 7501.
/Shqiptarja.com









