TIRANE- Kryeministri Berisha kërkoi monitorimin e ujrave të lumejve dhe kaskadeve nga Instituti i Gjeoshkencës Energjisë Ujit dhe Mjedisit në Tiranë, godina e së cilit u rikonstruktua.
"Ujërat janë studiuar në vite dhe dekada, por ujërat kanë dinamizmin e tyre, ndaj dhe kanë nevojë të studiohen, të monitorohen dhe të ndiqen. Sot ky sektor është në krye të linjave, sektorëve për zhvillimin e vendit. Unë dua t’ju informoj ju se, me kontrata e firmosura me sektorin privat për ndërtimin e hidrocentraleve janë mbi 3.2 miliard euro të kontraktuara, ndaj dhe shërbimet më të mira në këtë fushë, janë të domosdoshme dhe ju keni mundësi tu ofroni këtyre kompanive të dhënat më të mira dhe më shpejt. . Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne monitorimi i kaskadave, tani ne kemi një kaskadë kryesore dhe një të vogël, por gjatë viteve që do të vijnë Shqipëria do të ketë me dhjetëra e dhjetarë kaskada, të cilat krahas prodhimit të energjisë dhe leverdisë së tyre të jashtëzakonshme ekonomike, mbartin në vetvete rreziqet që ju i njihni dhe që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm."- tha Berisha sot paradite.
Kryeministri vlerësoi se instituti është i një rëndësie të madhe për sigurinë kombëtare dhe emergjencat. “Çdo emergjencë është cështje e sigurisë kombëtare dhe të dhënat e këtij instituti janë të një rëndësie jetike për menaxhimin dhe trajtimin e tyre qofshin ujrat, zjarret, tërmetet. Këtu janë paisjet më moderne e ju jeni zotër në këtë fusha.”- tha Berisha për investimin 75 milionë lekë.
“Studioni ujrat e lumejve. Ata kanë nevojë të studiohen e monitorohen. Duhet të monitorohen kaskadat. Sot kemi një kaskadë por në të ardhmen do me kemi më shumë”- tha Berisha sot në mëngjes në ceremoninë e përurimit në Tiranë.
Kryeministri garantoi se qeveria nuk do të kursejë për të pasur teknologjinë më moderne dhe rrjetin më serioz në mbarë vendin dhe u kërkoi krijimin e mundësisë që në portalin e këtij institucioni të publikohet çdo informacion i nevojshëm “jo vetëm për prefekturat por për mediat e të gjithë qytetarët”.
Berisha foli dhe për shtimin e numrit të punonjësve në këtë Institut. Ai premtoi thjeshtimin e burokracive dhe “se shumë shpejt do shqyrtojë normat e orëve të mësimit në universitet në mënyrë që pedagogët e asistentët të kenë më shumë kohë për kërkimet shkencore”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com