Rinas/ Çoi vëllanë e mitur në një nga vendet e BE dhe e la aty që të merrte azil, vihet nën hetim 24-vjeçarja nga Tirana

Rinas/ Çoi vëllanë e mitur në një nga vendet e BE dhe e la aty që të merrte azil, vihet nën hetim 24-vjeçarja nga Tirana

Foto ilustruese

RINAS- Një 24-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka shoqëruar vëllanë e mitur në një nga vendet e BE-së dhe më pas e ka lënë aty me qëllim për të përfituar azil. Procedimi pa nisur për 24-vjeçaren me inicialet O.O.

"Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik", njofton Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë
Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së të miturve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçare.

Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.   

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.  

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.  

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/11/2020 13:16

    Shum mire e ka bere.. ketu mbijeton Jo jeton... Qeveri inegzistente... Edhe Ajo ka bere me te miren per vellain e saj. Bravo!

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 26/11/2020 15:33

      PO PSE NE EUROPE TE NDIHMON KUSH? SI PAS TEJE? NUK DON ME E DITE NJERI A GJADH E KE VDEK

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)