TIRANE - Televizionit A1Report siguron foton ekskluzive të pistoletës mini blow të sekuestruar në valixhen e 24-vjeçarit nga Kukësi Blerim Ballabani arrestuar 2 ditë më parë nga policia kufitare e Rinasit.

Është pikërisht kjo pistoletë që shihni në pamje të rrethuar e cila ka çuar në prangosjen e të riut, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar armësh.

Ballabani pritet të dal të enjten para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ku prokurori Përparim Kulluri do të kërkojë arrest me burg për të riun.

Blerim Ballabani u arrestua në Rinas teksa udhëtonte drejt Milanos me avion, ku pas ekzaminimit të valixhes së bagazheve u pikas arma pistoletë.

pistoleta ne valixhe

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)