TIRANE - Dy iranianë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë në Rinas pesë bashkëkombas të tjerë jashtë kufirit shqiptar.

Sipas policisë, Hamed Rostami, 26 vjeç dhe Shahab Foroozandeh, 40 vjeç janë arerstuar në Rinas, pasi janë konstatuar se pesë persona të pajisur me leje kalimi po dilnin nga Shqipëria.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta persona, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman. Sjellja e tyre në Shqipëri, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 17.10.2017, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë arrestimin e shtetasve:

- Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi Iraniane.

- Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi Iraniane. I pajisur me leje qendrimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin paisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman. Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com