TIRANE - Një i ri 24-vjeçar humbi jetën sonte në mbrëmje në një aksident në rrugor në afërsi të Aeroportit Nënë Tereza.

Mësohet se viktima quhet Ilir Ndreu. Ai po drejtonte një motor në momentin kur u përplas me një automjet të tipit Benz, bënë të ditur burime policore.

Shkak për këtë aksident që i mori jetën djalit të ri dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën qarkullin mjetet.

Policia, e cili shkoi menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit mësohet se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

(im/shqiptarja.com)