Rinas, po fusnin në Shqipëri 94 mijë dollarë të padeklaruar, nën hetim 2 libianë 

Rinas, po fusnin në Shqipëri 94 mijë dollarë të padeklaruar, nën hetim 2 libianë 

Paratë e sekuestruara

TIRANË- Dy të huaj, me shtetësi libaneze u vunë në hetim nga autoritetet në Shqipëri, pasi duke tentuar të kalojnë pikën kufitare përmes Rinasit, iu zbuluan 94 mijë dollarë të padeklaruar.

Të huajt i kishin ndarë paratë thuajse përgjysmë mes tyre dhe i kishin në çantat e dorës. 

Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi  mbi 47 mijë euro dhe vuri në hetim  2 turq që nuk i deklaruan, siç përcaktohet në ligj.

"Rinas/Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Gjatë 12 orëve të fundit, Policia Kufitare godet dhe 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 94.000 dollarë amerikanë Procedohen penalisht dy shtetas libianë. Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive,  bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë. Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë. Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!