Një 51-vjeçar nga Italia është ndaluar nga Policia në Rinas, pasi iu gjetën 350 mijë euro. Italiani M.C. ishte duke udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, kur është gjetur pas kontrollit shuma 350 mijë euro.
Policia e ka ndaluar italianin, i cili ka thënë se nuk kishte dijeni që duhet të deklaronte shumën e parave. Sasia e eurove është sekuestruar nga Policia dhe pritet të verifikohen burimi i këtyre të ardhurave.
Italiani tha se eurot janë tërhequr nga një bankë në Shqipëri për llogari të disa bizneseve të tij. “I Kam tërhequr në një bankë në Tiranë. Janë para që unë i përdor për bizneset e mia. Nuk e dija që duhet ti deklaroja në doganë”, është shprehur ai, i cili është konsulent në një bankë në Shqipëri.
Policia thotë se italiani akuzohet për "Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. Do të jetë Prokuroria e Tiranës e cila do të bëjë verifikimet për rastin dhe burimin e 350 mijë eurove.
Njoftimi i Policisë
Më datë 15.11.2017 u kryen veprimet hetimore në gjendje të lirë për veprën penale ”Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C, 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.
Veprimet hetimore në ngarkim të ketij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Përsa më sipër nga ana e jonë u bë sekuestrimi i vlerës monetare. Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshm
dy.b/shqiptarja.com