Rinas- Arrestohen në flagrancë nga Policia Kufitare një çift nga Turqia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të çiftit turk, për vepën penale, “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:
• Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi
• Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi
Mësohet se personat e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.
Këta persona do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.