TIRANE - Policia e Aeroportit Rinas, ka arrestuar paraditen e sotme, një shtetas turk, i shumëkërkuar ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi, Cevdet Mehmet Ali Celik, 49 vjec, lindur dhe banues në Stamboll. Burime nga policia bëjnë me dije se narkotrafikanti turk, po vinte në Shqipëri nga Stambolli.
Mësohet se 49 vjecari kamuflohej si një biznesmen me qëllim për t’ju shmangur kërkimit ndërkombëtar, por policia e Rinasit ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij pa e lejuar të futej në Tiranë.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com