Menjëherë pas atentateve të mbrëmjes së të martës në aeroportin e Stambollit, Policia e Shtetit ka shtuar masat dhe kontrollet në pikat e kalimit kufitar.
Masa të shtuara ka pasur veçanërisht në aeroportin e Rinasit, ku kontrollet me qen antieksploziv janë të shpeshta ndërsa një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, patrullon në terminal apo në zonën për rreth.
Shefi i komisariatit të Rinasit Ermal Milori, jep detaje mbi masat e sigurisë të marra në aeroportin e Rinasit, pas sulmeve të përgjakshme në Stamboll.
Me marrjen e njoftimeve të sulmeve të ndodhura dje në aeroportin e Stambollit gjithë efektivat e aeroportit të Rinasit janë njoftuar të jenë të pranishëm dhe janë marrë masa në detyrë dhe janë marrë masa në drejtim të kontrollit të bagazheve të pasagjerëve.
"Këto masa janë të dukshme dhe të padukshme. Ndër masat e dukshme janë me qenin eksploziv që siç e shikoni dhe juve është prezent në çdo kohë për parimin në aeroport dhe masat e padukshme janë pjesë e skanerimit të bagazheve dhe të pasagjerëve që udhëtojnë në aeroportin e Rinasit"shprhet Milori.
Sipas Milorit, masat janë marrë edhe në sektorë të tjerë të aeroportit, ndërsa nuk janë vërejtur sipas tij raste të dyshuara për t’u verifikuar.
"Aktualisht nuk mund të themi që kemi një situatë të tillë ose nuk kanë ndodhur. Gjithsesi nga ana e Policisë së Shtetit dhe policia kufitare e Rinasit vazhdon të vlerësojë maksimalisht çdo lloj informacioni që mund të vijë nga agjencitë e tjera ligjzbatuese të shtetit Shqiptar.
Problem për momentin është anullimi i linjave të cilat fluturojnë nga Stambolli në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas për shkak të këtyre sulmeve gjë e cila do të vazhdojë deri në një moment të dytë kur autoritetet turke të vendosin se masa e sigurisë është në parametrat e duhura", shprehet Molori.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO