RINAS- Tre persona janë arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit nën akuzën e mosdeklarimit të transportit të mallit. Arrestimet që nisën mbrëmjen e së premtes erdhën pas sekuestrimit në dy raste të ndryshme të një sasie prej 2240 telefonave celularë me një vlerë prej afro 200 mijë dollarë.

Ndërkohë 23 persona të tjerë u morrën në pyetje dhe u kontrolluan. Aksioni I koduar  “Rinas” kishte produkt dy sekuestrime-shprehet drejtori I përgjithshëm I doganave Flamur Gjymishka.  "Në një rast u sekuestruan 240 copë celularë, kurse në tjetrin edhe 2000 copë të tjera." shprehet ai. 

Intenerari që ndiqte transporti I celularëve ishte Dubai-Vjenë-Rinas.

Në operacion u përfshinë strukturat e departamentit operativ hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e komisarjatit të policisë në Rinas.

(në foto: celularët e sekuestruar)


(ns/shqiptarja.com)