Rinas, SHKB 4 hetim zyrtarëve
favorizuan personat me probleme

Rinas, SHKB 4 hetim zyrtarëve<br />favorizuan personat me probleme
TIRANË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka zbuluar fakte kompromentuese për katër persona, të cilët kanë lejuar kalimin nga aeroporti i Rinasit drejt zonës Shengen të personave me probleme ligjore. Shkak për nisjen e hetimeve janë bërë kalimet në vendet e BE të 9 personave, të cilët janë kthyer për probleme të mëparshme në këtë shtete si dhe për shkelje të afateve të qëndrimit. Sipas agjencisë së lajmeve NOA.al , e cila publikon lajmin, 4 zyrtarët kanë lejuar kalimin drejt zonës Shengen të disa personave me probleme me ligjin për vizat.
Tre prej tyre, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë përgjegjës turni ndërsa i katërt është kontrollor.
Hetimi ka nisur pas 9 rasteve të kthimeve të shtetasve të ndryshëm nga autoriteteve e vendeve të zonës Shengen. Personat në fjalë rezultonin të kishin mbërritur në këto vende me linjat ajrore nga Rinasi. Ata kanë pasur probleme në pajisjen me dokumentacionin përkatës, sasinë e parave të duhura për të qëndruar në këto shtete, tejkalim të afatave të qëndrimin parardhës prej 90 ditësh.
Të 9 këta persona kanë dalë nga aeroporti i Rinasit në ditët kur në turnet e punës kanë 4 zyrtarët e pezulluar tanimë nga detyra.
Informacionet jozyrtare bëjnë me dije se pjesë e hetimin janë edhe 4 zyrtarë të Komisariatin e policisë së aeroportin të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë