Rindërtimi i TKOB, Kumbaro në
Kinë, siguron financimin

Rindërtimi i TKOB, Kumbaro në<br />Kinë, siguron financimin
Ministria e Kulturës konfirmon se ministrja Mirela Kumbaro ka siguruar angazhimin e qeverisë kineze për mbështetje financiare në realizimin e projektit të rindërtimit të TKOBAP.

Sic bën të ditur ky dikaster, në vijim të strategjisë së diplomacisë kulturore që zhvillon Ministria e Kulturës, këto ditë ndodhet në Kinë Ministrja Mirela Kumbaro e ftuar nga homologu i saj, Ministri kinez i kulturës Luo Shugang.


Takimi i 19 shtatorit 2016 konfirmoi këtë bashkëpunim dhe ritmin e tij duke theksuar një projekt shumë të rëndësishëm për skenën shqiptare: angazhimin e qeverisë kineze për mbështetje financiare në realizimin e projektit të rindërtimit të TKOBAP.

Gjithashtu ministri Shugang siguroi ministren Kumbaro për mbështetje financiare për të pajisur me mjete të reja laboratorin e restaurimit të IMK dhe mjediset e punës së Këshillave Kombëtarë të Restaurimit dhe të Arkeologjisë.

Në takimin dypalësh ministrat diskutuan edhe për projekt-marrëveshjen për hapjen e qendrës kulturore kineze në Tiranë dhe anasjelltas si një instrument për shkëmbime afatgjata në fushën e kulturës.

Gjatë vizitës së saj në Kinë, ministrja Kumbaro ishte e ftuar edhe për të marrë pjesë në edicionin e parë të Ekspos Ndërkombëtare “Rruga e Mëndafshit” që organizohej në Dunhuang nga qeveria kineze, si një platformë e re gjigande për shkëmbimin e kulturave dhe të prodhimeve të artit dhe kulturës në një botë që gjithmonë e më shumë ka nevojë për dialogun ndërkulturor si një instrument i fuqishëm kundër terrorizmit dhe si një rrugë e sigurtë për zhvillim të qendrueshëm.

Në Ekspo, ministrja Kumbaro u prit dhe nga zëvendëskryeministrja e Kinës, zonja Liu Yandong.
Në këtë kontekst Ministrja Kumbaro foli në forumin e ministrave të kulturës dhe të autoriteteve të larta të organizatave ndërkombëtare në emër të qeverisë shqiptare duke iu bashkuar iniciativës kulturore "Rruga e mëndafshit" si një  platformë e rëndësishme e shkëmbimit kulturor ndërkombëtar.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë