Rindërtohet “Eqerem Çabej, Basha urim nga ambientet e reja

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka përcjellë urimin e tij nga shkolla "Eqerem Çabej". Gjimnazistët e "Eqerem Çabejt" e nisin këtë vit shkollor në një shkollë të rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 126 milionë lekësh. "Ju jeni një ndër tre shkollat e kryeqytetit që janë tërësisht të rindërtuara, pra futeni në një shkollë të re, një palestër të re, laborator të rinj. Më lejoni tu uroj nga zemra suksese, kalofshi një vit të mbarë e të bukur dhe nderofshi veten tuaj, familjen tuaj dhe emrin e këtij gjimnazi me notat tuaja", tha Lulëzim Basha, kryetar i bashkisë. Pas urimit, Basha ka vizituar ambientet e reja të shkollës "Eqerem Çabej", si bibliotekën, klasat, palestrën, laboratorët. Edhe në këtë shkollë është instaluar një sistem i monitorimit me kamera, ashtu si dhe në 13 gjimnazet e tjera, duke rritur sigurinë në ambientet e institucioneve arsimore.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen