Ofertuesit s'plotësuan kriteret, anulohen tenderat për projektet e rindërtimit të 10 shkollave dhe kopshteve në Tiranë! Bashkia rihap garën

TIRANË- Vetëm pak ditë pasi u shembën disa nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytet, sot Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se tenderi për projektet e rindërtimit të 10 objekteve arsimore është anuluar për mos plotësim të kritereve dhe është rihapur sërish nga Bashkia e Tiranës.

Tenderi me fond limit 14.3 milionë lekë u anulua pasi asnjëra nga kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësoi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm. Burime nga Bashkia e Tiranës thanë për Report Tv se ndikim ka pasur edhe situata me pandeminë COVID- 19 duke vonuar plotësimin e dokumenteve dhe me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh.

Pjesë e këtij tenderi projektimi është dhe gjimnazi  “Sami Frashëri” që u shemb pak ditë më parë nga IKMT, me fondin limit më të lartë, mbi 3.6 milionë lekë. Po ashtu edhe projektimi i rindërtimit të shkollave 9 vjeçare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti”. Do të ndërtoheshin 2 kopshte, “Fikas” dhe Gurrë, si dhe ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”.

Mirëpo nuk ka zgjatur shumë dhe Bashkia e Tiranës rihapi përsëri tenderin për projektin e ndërtimit të 11 objekteve arsimore këtë herë duke u shtuar në listë edhe shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli me vlerë studim projektimi 1.6 milionë lekë pa TVSH.

Në total fondi i limit i përcaktuar për projektimin e rindërtimit të 11 shkollave dhe kopshteve arrin 15.9 milionë lekë, pa TVSH, dhe të gjithë kompanitë e interesuara duhet të paraqesin dokumentacionin brenda datës 4 maj 2020. Ndërkohë, rindërtimi i të gjitha shkollave duhet të përfundojë për 12 muaj. Ndërkohë pak ditë më parë u anuluan edhe dy tenderat e rindërtimit për 3400 banesa individuale me njësi zbatuese FSHZH dhe Bashkinë e Tiranës, në zonat e prekura nga tërmeti, sërish për mosplotësim të kritereve.

Lista e shkollave
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”
Shkolla 9-vjecare “Mangull”
Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”
Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”
Kopshti “Fikas”
Kopshti “Gurrë”
Shkolla e mesme “Sami Frashëri”
Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”
Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”
Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti”

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/04/2020 10:18

    Shumë mirë ua bene! U mesuan plerat fshatarë 30 vjet qe e kthyen gjithë republiken në shemtire me ndertime pa standarte te shemtuar. Shikoni Saranden, model unik i nje super-shëmtireje të fshatarëve shemtira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër