Rindërtimi/ Bashkia e Tiranës hap tenderin për ndërtimin e 889 banesave

Vetëm pak ditë pas hapjes së tenderit ndërkombëtarë për rindërtimin e 2500 banesave individuale në 10 bashki të vendit me njësi zbatuese Fondin Shqiptar të Zhvillimit, është hapur tenderi tjetër për ndërtimin e 889 banesa individuale nga Bashkia e Tiranës.

Edhe ky tender ndërkombëtar me fond limit prej 1.8 miliardë lekë, me kohëzgjatje 24 muaj, ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 23 mars. Bashkia e Tiranës është ngarkuar të ndërtojë 312 banesa 1+1, 334 banesa individuale 2+1 dhe 243 banesa 3+1. 3400 banesat individuale që do të ndërtohen do të jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, ato janë të projektuara që të kenë një kosto financiare të ulët ndërtimi dhe të kenë eficiensë energjie

Ndërkohë në Agjencinë e Prokurimeve publike është shpallur edhe tenderi me procedurë të përshpejtuar me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti”, me fond limit 52.2 milionë lekë ose 62.7 milionë lekë me TVSH, me autoritet kontraktor po Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ofertat e bëra do të vlerësohen me pikë për të gjitha kriteret që do të plotësojnë që janë  kapacitetet teknike, kushtet ligjore, si dhe ofertën ekonomike. Fituese do të zgjidhet oferta ekonomikisht më e favorshme dhe pikët maksimale që do të marrë një ofertë do të jenë 100. Menjëherë pas njoftimit të fituesit Autoriteti Përgjegjës kërkon sigurim për ekzekutimin e kontratës në vlerën e 15 %  të kontratës.

BASHKIA E TIRANËS

889 banesa individuale me fond limit 1.8 miliardë lekë

MODELI                                               NUMRI I BANESAVE

1+1                                                                  312
2+1                                                                  334
3+1                                                                  243

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pastrehi: 13/03/2020 15:58

    Rrofsh Lali Eri

    Përgjigju
    • Dash: 13/03/2020 17:05

      Faleminderi Erjon velia Dhe kryeministrit

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump