Rindërtimi, dorëzohen 802 shtëpi në Shijak, Rama: Vijon puna edhe për 31 pallate ku do të akomodohen 660 familje

Kur kanë kaluar 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, duket se disa plagë të kësaj ngjarje të hidhur për Shqipërinë kanë filluar të mbyllen. Familjet që mbetën pa shtëpi, po marrin tashmë një banesë të re ku do të rindërtojnë jetën e tyre.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë dorëzuar 802 shtëpi në Shijak, teksa shton se vijon puna edhe për ndërtimin e 31 pallateve.

"Mirëmëngjes dhe nga Shijaku ku pas dorëzimit të 802 shtëpive puna vijon pa u ndalur dhe për 31 pallate ku do të akomodohen edhe 660 familje, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.

Rindërtimi po ecën me ritme të shpejta, teksa qeveria ka vendosur si afat për përfundimin e të gjithë këtij procesi, pranverën e këtij viti.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Haradinaj kundër masave të reja anti-COVID: Qeveria menaxhoi dot situatën, po i bie në qafë qytetarëve