Rindërtimi/ Gjermania i dhuron 11 milionë euro Shqipërisë (për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore)-VIDEO

Gjermania i dhuron 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ato do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore, bëri të ditur Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.

"Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve", tha ministri.

Qeveria  Federale ofroi menjëherë pas tërmetit, në koordinim të ngushtë me BE-në, ndihmën e saj dhe dërgoi ekspertët e Agjencisë të Asistencës Teknike në zonat e prekura. Përpos këtyre u dërguan ndihma materiale si batanije dhe kuti emergjence në vlerën e rreth 270.000 eurove.


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan