Rindërtimi i godinës së Bashkisë së Kurbinit, Rama: Po merr formë dita-ditës, do të ofrojë shërbime publike me kushte dhe standarde optimale

Rindërtimi i godinës së Bashkisë së Kurbinit, Rama: Po merr formë dita-ditës, do të ofrojë shërbime publike me kushte dhe standarde optimale

Godina e re e Bashkisë së Kurbinit

Vijojnë punimet për rindërtimin e godinës së Bashkisë së Kurbinit pas dëmeve të mëdha që mori nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet duke shkruar se do të ofrojë shërbime publike me kushte dhe standarde optimale.

“Mirëmëngjes... dhe me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po merr formë dita-ditës, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Tërmeti që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës dhe qeveria nisi menjëherë punën për Rindërtimin e banesave dhe godinave të dëmtuara.

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 09/06/2022 22:10

    Pse komentohet ketu???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta