Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro! Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 6 mijë familje morën banesa të reja

Afro 900 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit në 4 vite  për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, me qindra banesa të shembura e me mijëra qytetarë të pastrehë.

Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, pasi ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla. Ndërkohë rreth 1 mijë familje vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qira, në pritje të banesës së re.

Procesi i rindërtimit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Krujë mbyllet brenda këtij viti, ndërsa nuk ka ende një datë përfundimi për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë, kurse ende vijojnë punimet për lagjet e reja të Tiranës, Kombinatin dhe 5 Maji.  Qeveria po ashtu ka deklaruar se 22 pallatet që po ndërtohen në Bashkinë e Krujës, do të jenë gati të presin banorët përpara festave të fund vitit.

Sa i takon fondeve për këtë proces ato kryesisht kanë qenë nga buxheti i shtetit. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti kërkonin investime në vlerën 1 miliardë e 80 milionë euro ku mbi 800 milionë euro ishin vetëm dëmet për strehim.

Për rindërtimin Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve e mbajtur në Bruksel më 17 shkurt 2020, ju ofruan vendit 1.15 miliardë euro, ku 300 milionë ishin grante, pjesa tjetër kredi.

Mesa duket përgjatë këtyre viteve, Shqipëria ka vendosur të marrë vetëm projektet e BE-së të përqendruara më së shumti nëpër objektet arsimore dhe kulturore, dhe pjesën e banesave ta mbulojë me fonde të buxhetit, pa përfshirë 524 apartamente të financuara nga Turqia dhe pjesën e apartamenteve të ndërtuara nga Emiratet Arabe.

Për mbylljen e gjithë programit të rindërtimit ende nuk ka një datë, ndërsa për vitin që vjen janë parashikuar të shpenzohen 70 milionë euro për këtë proces.

RINDËRTIMI PAS TËRMETIT

Viti 2020           16,5 mld lekë
Viti 2021           29,5 mld lekë
Viti 2022           28,8 mld lekë
Viti 2023              17 mld lekë
Total                  91,9 mld lek

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 26/11/2023 22:18

    A po bindeni npraktik,se xhamijat jan për fillestar,thmija,grat dhe mashkujtë i msojnë rregullat,burrat ashtë marre me i pa kushë në xhami,Krijusi i xhithsis ashtë pa fillim dhe pa mbarim,kudo që të shkojm sundon,të xhitha falenderimet i pranonë,reklamat janë dalë prej mode,vetëm vajtustë hala spo kuptojnë,sju pëlqen puna

    Përgjigju
  • Termet: 26/11/2023 16:21

    Se jane te financuara nga shteti nuk pyet njeri a paguajne firmat e ndertimit siguracionet e punetoreve 2 pallatet e fundit ne kruje kam punuar ne ndertimin askush nuk erdhi kontroll te shikoje sigurine ne pune a kan kontrata punetoret a paguhen siguracionet shqiperiaqeduam rrumpall.

    Përgjigju
  • Ska problem: 26/11/2023 15:46

    Jo nga buxheti por nga xhepat e shqiptareve eshe nga xhepat e atyre qe jetojne ne shtepi me qira ne pamundesi per te belere nje shtepi te gjitha shpenzimet edhe vjedhjet ne kosto ndertimi

    Përgjigju
  • Arben: 26/11/2023 15:03

    Termeti solli triumf per PS. Menyra se si veproi qeveria pas termetit ishte e papare. Vetem pune, sherbim dhe perulje ndaj popullit. Faleminderit PS qe ekziston. Shqiperia do humbiste arsyen e ekzistences se saj nqs nuk do ishte PS.

    Përgjigju
  • Duriet: 26/11/2023 13:57

    Po mua ne vore me DS 4 deri sot nuk ka pyetur njeri, si te bej,

    Përgjigju
    • Popp: 26/11/2023 14:46

      Kur te vin zgjedhjet e tjera. 2021 kishte shpenzimet me te larta (zgjedhjet parlamentare). Kshu qe i bie ne 2025 mase kujtohen per ty

  • Braçja: 26/11/2023 13:12

    Po ato te durresit kur do ti marrin celesat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë