Rindërtimi në Bubq, Rama: Brenda muajit nëntor 200 familje futen në shtëpitë e reja

Brenda muajit nëntor, 200 familje do të akomodohen në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Bubq të Fushë-Krujës. Duke folur për cilësinë e mirë të punimeve, kryeministri Edi Rama, tha se pjesë e investimeve në këtë zonë, është edhe shkolla që po rindërtohet nga e para.

“Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra. Këtu nuk kishte jo vetëm palestër. Është diçka e bukur drejtor, duhet ta mbani mire se ajo para ishte tepër e vjetër”, tha Rama.

Ministri i shtetit për rindërtimin Arben Ahmetaj solli në vëmendje të qytetarëve procedurën që duhet të ndjekin për të zgjedhur shtëpinë e tyre. Ahmetaj premtoi se deri në shtator të vitit 2022, Shqipëria nuk do të ketë më asnjë shenjtë nga tërmeti tragjik i dy viteve më parë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë