Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet për rindërtimin e shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti në Shijak.
"Duke ndjekur punimet që vijojnë çdo ditë, në një tjetër kantier për rindërtimin e çdo pasoje të 26 nëntorit. Në Shijak po punohet për akomodimin e 874 famijeve në shtëpi të reja, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim e sinjalistikë rrugore, rrjetin e telefonisë e internet, krahas 6 shkollave të reja, për Shijakun që duam", shkruan kryeministri Rama.
Më tej ai u ka kthyer përgjigje edhe akuzave të PD-së për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga Banka Botërore. Rama tha se Be i administron vetë fondet, qeveria vetëm ka bërë struktura speciale për të përshpejtuar punën.
"Mundësi e mirë për të sqaruar disa që komentojnë ku janë paratë e botës, ku i çuat, bota dha paratë, e për ti thënë që bota i administron vetë, nuk janë para thesi që vjen në Shqipëri dhe u jepet autoriteteve shqiptare.
Janë fonde që adminstrohen nga vetë BE përmes strukturave të veta, me procedurat e veta.
Faktikisht, ne për të reaguar me sa më shpejt, kemi bërë procedura speciale e i kemi shkurtuar në mënyrë drastike kohën e procedurat e për këtë arsye jemi sot në gjithë këto kantiere qoftë me shtëpitë e qoftë me shkollat.
Ndërkohë procedurat e BE e shumë vendeve të tjera, në këto situata janë shumë më të zgjatura e për këtë arsye shkollat që do financohen nga BE janë ende në përfundimin e procedurave, por ne po shkojmë në kat të dytë e të tretë e në 26 nëntor do hapim një pjesë të konsiderueshme të tyre.
Pra në Itali ka sot akoma mijëra njerëz që presin nëpër kabina të futen në shtëpi dhe pas 4-5 vjetësh që ka rënë tërmeti edhe pas 10 vitehs. Procedura, ankesa, verifikime, riverifikime, spostim financimesh, rialokime, këtu te ne si takon pjesës sonë e buxhetit që është me taksa shqiptare, është komplet ndryshe", deklaroi Rama.
-
Tna rroj Edveri t'na rroj partia qe na beri me shtepia
Përgjigju -
Fjale te bukura por asnjehere nuk do jene te ralizueshme Per SHTEPITE qe Kane humbur te demtuarit nga termeti PSE ? SEPSE RAMA DO TI HUMBASE ZGJEDHJET dhe qeveria qe do te vije pas grenisjes se ps do te pergjigjet
Përgjigju -
Hallall. Jepi nje mesim te mir te gjithve e ta marrin vesh kush jan shqiptaret jo si ne itali qe me par behesh me varr se me shpi te re
Përgjigju-
Jo moj zonje se Italia po ju mban gjalle deshke ti ti japesh mesim Italise dhe botes kur jan ato qe dhan leket.
-
-
Rrnofte Flamur Noka qe ban shqipnin lule ... poshte Edvini
Përgjigju











Komente
Komento