Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i pranishëm në dy fshatra të kryeqytetit, duke parë nga afër procesin e rindërtimit të një shkolle në Petrelë dhe të shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.
Për Kryeministrin Rama shkolla nëntëvjeçare në Petrelë, njëra nga 14 shkollat e reja të Tiranës, do të jetë më e madhe, më e sigurtë e shumë më e bukur.
"Po e kthejnë me shpejtësi faqen e infrastrukturës arsimore në krejt zonën e prekur, duke e shndërruar fatkeqësinë e madhe në një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët, mësuesit, familjet, komunitetet, për të dalë shumë më të fortë se ç'ishim para tragjedisë", nënvizon Kryeministri.
![]()
Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.
“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.
Ndërkohë që nga Stërmasi Rama njoftoi se me shtëpinë e re të familjes Dervishi, mbyllen të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit në këtë zonë.
"1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar", shkruan Rama në Facebook.
Në vizitën e zhvilluar sot te familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, e cila futet në një banesë të re pasi u prish nga tërmeti një vit më parë, Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.
“Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj.
Familja Dervishi falënderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e treguar që në momentet e para pas tërmetit dhe gjer në dorëzimin e çelësit të banesës së re.
Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja. Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.
“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.
Komente

