Rindërtimi, PD akuza Ramës: La njerëzit në mes të katër rrugëve sepse po bën gati tenderat korruptivë

Rindërtimi, PD akuza Ramës: La njerëzit në mes të katër rrugëve sepse po bën gati tenderat korruptivë

Gazmend Bardhi

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi akuzon qeverinë se ka lënë pa ndihmë, pa bonus qiraje dhjetra familja të mbetura në mes të katër rrugëve, të cilat po sipas tij, janë detyruar të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara rëndë, të cilat nuk do të mund t’i rezistojnë dot një lëkundjeje të fortë të tokës. Bardhi vijon më tej duke thënë se me qindra qytetarë janë sot nëpër çadra, pa drita, pa ngrohje dhe të braktisur, sepse qeveria po bën procedurat e radhës për tenderat korruptivë që do të mbushin xhepat e zyrtarëve edhe kësaj radhë.

"Të vrasin natën e të qajnë ditën! Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, ende nuk janë vënë para përgjegjësisë vrasësit e vërtetë të të paktën 26 viktimave. Ata i vrau qeverisja e korruptuar dhe e kriminalizuar. Ata qytetarë nuk duheshin lejuar të kthehen në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit. Jo vetëm i lanë, por i garantuan që s’ka asnjë problem. Sot, me të njëjtën gjakftohtësi, ky pushtet po përgatit vrasjen e rradhës. Me dhjetra familja të mbetura në mes të katër rrugëve, pa ndihmë, pa bonus qeraje janë detyruar të rikthehen në shtëpitë e dëmtuara rëndë, të cilat nuk do të mund t’i rezistojnë dot një lëkundjeje të fortë të tokës.

Me qindra qytetarë janë sot nëpër çadra, pa drita, pa ngrohje, të braktisur. Kjo sepse Qeveria më e korruptuar e Europës nuk i prek lekët që bashkëndan me oligarkët, nuk alokon fondet për të nisur rindërtimin, sepse po bën procedurat e rradhës për tenderat korruptivë që do të mbushin xhepat e zyrtarëve edhe kësaj rradhe. Korrupsioni po gërryen ekonominë, mijëra biznese mbyllen, investitorët e huaj nuk e shohin vendin tonë si të përshtatshëm për investime, për shkak të korrupsionit, siç e kanë thënë të gjitha raportet deri më tani dhe siç e thonë përditë sipërmarrësit. Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit që, në partneritet me Taulantët&co, i pastron në ndërtim duke marrë pronën e qytetarëve.

Shfaqjet luksoze, të denja për Korenë e Veriut dhe kartelet kolumbiane të drogës, nuk ua mbushin tavolinat e zbrazura shqiptarëve, nuk u sigurojnë bukë fëmijëve të mbi 290 mijë familjeve që sot e kanë të pamundur të ushqehen, nuk u sigurojnë punë mijëra shqiptarëve që duan të largohen nga vendi, sepse s’kanë asnjë mundësi për të jetuar, nuk u japin garanci qytetarëve, që sot nuk marrin as shërbimet më minimale nëpër spitale, nuk u garantojnë jetën e kërcënuar nga përplasjet me armë nëpër qendrat e banuara apo grabitjet e përditshme të shtëpive të tyre. Përtej kartelit në Qeveri, askush në këtë vend nuk ndihet sot i sigurt për ekonominë apo jetën e tij. Propaganda është thjesht vetëkënaqësia e rilindjes së krimit dhe korrupsionit" thotë Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyna dhe ky..: 29/02/2020 17:30

    Shko mer Puno ,laje ndonje pjate diku neper Restoranti..Dhe je me krenare me veteveten,,Familien,,e shoqerine.. Se sa behesh gazi i Botes ,,te tallen te gjithe..Duke Ju sherbyher dhe harxhuar frymen per nje pjese te PD qe Jane Kriminele...NDERGJEGJESOHU...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut