Rindërtimi/ Rama batuta me familjen tropojane në Durrës: Nuk na e dhanë votën, por Tropojën do e bëjmë lule edhe me më shumë inat tani

 

Ndërsa zgjedhjet mbaruan dhe PS fitoi një mandat të tretë qeverisës, kryeministri Edi Rama ka vijuar me punën, ku ishte sot i pranishëm në Durrës për të inspektuar procesin e rindërtimit.

Rama përsëriti edhe njëherë zotimin se çdo familje që u prek nga tërmeti, do të gëzojë një banesë të re.

“Puna ka vijuar dhe do të vijojë pa pushim deri kur familja e fundit mes mijërave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, të gëzojë shtëpinë e re“, tha Rama.

Në Durrës, kryeministri Rama vizitoi edhe një familje nga Tropoja, me të cilët shkëmbeu edhe një batutë. Ndonëse PS nuk doli forcë fituese në Tropojë, Rama tha se ata do të punojnë dhe do ta bëjnë Tropojën “lule edhe me më shumë inatë tani që nuk na e dhanë votën”.

 “Ata në Tropojë nuk na e dhanë votën ne, por ne do e bëjmë Tropojën lule edhe me më shumë inat tani që s’na e dhanë votën, do punojmë dhe më shumë që ta dish”, u shpreh kryeministri.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë