Rindërtimi/ Familjet e prekura nga tërmeti në Laç futen sot në banesat e reja, Rama: S'hyn punë as leku e as miku! Plagët e rënda po shërohen një e nga një

LEZHË- Të gjitha ato familje në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen sot në shtëpitë e reja, 2 vite pas ngjarjes që la plagë të thella në vend. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku shkruan se plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një.

"Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Ai theksoi se në këtë rast nuk hyn as miku dhe as leku, por i gjithë procesi bëhet me transparencë, e ndërsa për qytetarët që do të ketë ankesë i bën thirrje që t'i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes

"Transparenca dhe drejtësia në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë. Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik. Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin. Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes", shkruan Rama.

Përfituesit e parë janë 522 familje, ku për apartamentet 2+1 u hodh shorti dje dhe përfituan136 familje shorti që do të akomodohen në lagjen e re të ndërtuar me financim të qeverisë turke. Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara tha se sot vijon shorti për apartamentet 1+1 dhe ato 3+1. Cara theksoi se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejtë dhe se shumë shpejt do të nisë puna dhe për banesat individuale.

“Ka filluar dje procesi i shortimit të tipologjisë 2+1 ku kanë dalë përfituesit e parë 136 familje, sot po hidhet tipologjia 1+1 ku janë 142 familje dhe në oraret pasdite kemi dhe tipologjinë 3+1. Në lagjen Nish Nish të qytetit të Laçit do akomodohen 522 familje ku tashëm apartamente janë të mbyllura dhe presim vetëm ceremoninë të çelësave tek banorët e Kurbinit.

Kurbin janë dy zona për zhvillim, pra zona Nish Nish tashmë ka përfunduar dhe po dorëzohet dhe ka filluar ndërtimi i zonës Nish 2, ku tashmë kanë filluar 4 pallate dhe prite të ndërtohen edhe 6 të tjera. Sa i përket shtëpiave private 218 familje kanë preferuar të tërheqin grante dhe t’i ndërtojnë vetë në të njëjtin truall, ku tashmë rreth 106 janë drejt përfundimit ndërsa pjesa tjetër janë në rindërtim e sipër. Ndërsa 225 të tjera është njësi zbatuese Bashkia Kurbin ku për pak ditë fillon firma po vjen akomodon mjetet për të filluar ndërtimin e 225 banesave private ”, tha kryebashkiakia e Kurbinit.

Banorët që do të futen në shtëpitë e reja këtë fundvit thonë për Report Tv se janë shumë të gëzuar.

“Ne jemi shumë të gëzuar se kemi qenë shumë të tronditur nga tërmeti. Ti gëzojnë shtëpiat të gjithë njerëzit. Jemi shumë të lumtur që na erdhi kjo ditë sot, që na i dhanë falas.

Për vete jemi shumë të gëzueshëm. Pastaj fati ca t’i takojë. Zoti mbarë ua bëftë të gjithëve”, thonë dy qytetare në pritje të hedhjes së shortit.

Procesi i rindërtimit më vend po ecën me ritme të përshpejtuara, teksa të tjera familje pritet të futen në banesat e tyre në ditët  e fundit të këtij viti. Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Hidhet shorti publik për shpërndarjen e apartamenteve te '5 maji', 58 familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja për Vit të Ri

Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e ndërtuara në lagjen e re “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019. 58 familjarë ose përfaqësues të tyre, të pajisur me prokurorë, morën pjesë në shortin publik, ku përmes një procesi të hapur dhe transparent, përzgjedhën shtëpinë e tyre të re, në të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë me shtëpinë që kishin përpara tërmetit.

Pas skepticizmit të fillimit, tashmë banorët që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit. Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, të gjithë banorët që preken nga ky projekt përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që janë ndërtuar ose po përfundojnë ndërtimin në lagjen e re te “5 Maji”.

Përfituese janë edhe ato familje që i kanë pasur banesat në proces legalizimi, duke përfituar po të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por në godinat e reja dhe me dokumente tërësisht të rregullta. Nga ky projekt transformues i gjithë zonës së “5 majit”, kanë përfituar edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. 

Lagjja e re “5 Maji” po kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 28/12/2021 14:15

    Lajm i mrekullueshem. Ja ,ky eshte shteti qe ben te pamunduren per sherimin e plageve te termetit dhe strehimin teresisht dinjitoz dhe ne standarte te shkelqyera urbane Qofte e bekuar Rilindja Socialiste. I gezofshin banoret e demtuar shtepite dhe i trashegofshin. Faleminderit Republikes Turke per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i dha Shqiperise tone

    Përgjigju
  • Tosi: 28/12/2021 13:27

    Mire qe eshte bere me keq se Berisha menketo postimet, po te nantregoje ku e kane parkimin keto pallatet.

    Përgjigju
  • Tata: 28/12/2021 12:07

    Ah te ishte sala,do u jepte vila,jo apartamente se mendon shume per shqiperine

    Përgjigju
  • Monumentale: 28/12/2021 08:59

    Eshte e paprecedente rreagimi ndaj pasojave te termetit. Edi Rama 100 vjet me kandidu i fiton zgjedhjet me gjithe kete pune qe ka bere????.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja