Rindërtimi, Rama në shkollën në Kombinat: Do fusim mësimin e teknologjisë që në klasë të parë! I përgjigjet akuzave për 'thesin' me lekë

Shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci” në Kombinat, tashmë e rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është gati për të pritur 1200 nxënës dhe 120 fëmijë në kopshte. I pranishëm sot në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama tha se ofrohen ambiente dhe kushte më të mira mësimdhënieje. Ai vuri edhe njëherë theksin te rëndësia e teknologjisë, ku tha se synohet që mësimi i saj të futet që në klasë të parë.

"Nxënësve që janë të pranishëm dua t’u them se duhet të shkojmë shumë përtej infrastrukturës së re dhe prandaj do të angazhohemi që nga viti i ardhshëm. Do të bëjmë ndryshim për laboratorët duke filluar nga ky vit, do të bëjmë një ndryshim për mësimin e informatikës. Dhe do të fusim më tutje edhe mësimin e teknologjisë që në klasën e parë, sikur kemi futur anglishten.. Do investojmë që të kemi biblioteka. Bibliotekat që kemi sot në shkolla nuk janë biblioteka prej vërteti, janë ca rafte. Bibliotekat duhet ët jenë të pasura dhe të organizuara në funksion të gjithë atyre që duan të ruajnë kontaktin me librin", tha Rama.

Kryeministri i dha përgjigje edhe akuzave të PD-së se qeveria ka marrë para nga fondet e dhëna nga donatorët për procesin e rindërtimit. Rama theksoi se partnerët kanë qenë ata që kanë administruar fondet e projektet dhe se qeveria nuk ka prekur asnjë qindarkë të këtyre parave.

"I gjithë ky proces rindërtimi është një proces i jashtëzakonshëm për të gjithë sinergjinë e krijuar. Ky proces do të ishte i pamundur nëse nuk do na ishin bashkuar kaq shumë miq e partnerë. Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha projekte e financuara nga të gjithë partnerët nga BE deri te Qeveria e Katarit, janë financime të administruara nga ata vetë. Të gjithë atyre që flasin për miliarda që i mori në një thes qeveria e Shqipërisë, dua ti them asnjë qindarkë e partnerëve nuk është administruar nga qeveria e Shqipërisë. Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet, kanë paguar projektet, kanë lidhur kontrata dhe qeveria me bashkitë thjeshtë kanë shoqëruar këtë proces", tha kryeministri.

Procesi i rindërtimit vijon në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria ka premtuar se do të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 10/12/2021 11:50

    Edi Rama je gjigandi Shqipris në gjith historin e saj. Ec përpara për të mirën e Shwipris. Populli Shqiptar të vlerson karvani të heci përpara qent le të lefin hum hum, hum le të han një top të madh tum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb