Rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku edhe qyteti i Fushë-Krujës po merr tashmë një tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Fushë-Krujë, e më saktë nga lagjja e re "Rilindja".
"Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur", shkruan ai.
Janë 128 shtëpi dhe 15 pallate që po rindërtohen në këtë lagje të Fushë-Krujës. Ndërkohë, më herët ministri Ahmetaj është shprehur se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.
Duket si hero brazili
Përgjigju