Procesi i rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku edhe Thumana po merr tashmë një tjetër pamje.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.
"Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Procesi i rindërtimit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.
Evlad argumentet sna lan me gabu,ma mir na bjen për të ardhmen me rrespektu ligjin e Nanës natyr,me punu për me rrit Sojin,rregullat i dini,asht e vlefshme shum milarda vetëm nji shkallë nëse shkojm ma fellë,për deri sa tjemi njerz mund ti ndohmojm vehtes shum,për të ardhmen,të gjith rilindum me kët soj që nrrojna jet,jeta vazhdon
Përgjigju