Shtëpitë e rindërtuara në lagjen e re në Zall Herr janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti. Lagjja e re është një hapësirë e urbanizuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar foto nga lagjja e re e rindërtuar, ku do të banojnë banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.
‘Mirëmëngjes dhe me lagjen e re në Zall-Herr të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan kreu i qeverisë.
Lagja e re në Zall-Herr do të jetë gati për banorët në muajin shtator.
Fiks si kto kampet e muxhahedineve.. vetem beton ...
Përgjigju