Në të gjitha bashkitë e vendit që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, vijon rindërtimi i shkollave të dëmtuara.
Edhe mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të shkollave që sipas tij po ndërtohen me kushte fantastike.
“Mirëmëngjesi, dhe me këtë atmosferë të ngrohtë nga shkollat e reja me kushte fantastike të mësimdhënies, ju uroj një fundjavë të bukur”, u shpreh Rama.
Janë 160 shkolla që po rindërtohen në kuadër të procesit të Rindërtimit, nga të cilat 79 nga buxheti i shtetit.