Rindërtimi, Rama: S'ka propagandë, por t'u tregojmë njerëzve se po punohet! Kryefamiljari i jep këshilla për sulmet e opozitës: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu

Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Rrashbull në Durrës ku ka inspektuar disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, Rama ka thënë se procesi i rindërtimit vijon dhe numri i familjeve në çadra po zbret.

" Numri i familjeve në çadra po zbret".

Nga Durrësi kryeministri u është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, e cila thotë se po bëhet propagandë me procesin e rindërtimit. Rama tha se duhet të shkojë dhe ti publikojë këto inspektime për tu treguar njerëzve që do t'u ndërtohet shtëpia se ndryshe shton ai s'kanë si ta marrin vesh.

"Kjo televizivja është për tu çu mesazh të tjerëve se po punohet dhe se do tu bëhet dhe shtëpia e tyre. Këtu merren me borën, jo pse ra. Maksimumi po bëhet, tani filluan dhe këto DS4", tha Rama.

Ndërkaq ai vijoi të bëjë ironi me akuzat e opozitës sa i përket situatës së krijuar nga moti i keq.

"Gamorin se lejnë rehat as mizat të turren...Ne se kemi me trembje por me bindje. Bie bora gjithandej nëpër europë bllokohet gjithë europa këtu sduhet të bllokohet asnjë minutë. Athina e bllokuar komplet, edhe iu duket normale atjhe këtu jo  duhet plasmas. Ajo e Spanjës që kishe nxjerrë dje është e paprecedentë, që kërkonte ndihmë njësia. Sështë e paprecedent kështu ndodh kudo se kur bie stuhia sjanë aty makinat të rrinë të presin. Këtu kanë punë nxitojnë për punë, nxiton Andi Bushati. Ose të hidhnim kripë pa ra bora, se do thoshin pse iu e dinit që do binte pse nuk hodhët kripë prëpara", shtoi ai.

Në fund Rama pyet kryefamiljarin për ndonjë këshillë lidhur me këto akuza, kurse ai i përgjigjet me një shprehje.

"Edhe ti ke qenë gabim duhet të kishe vu plasmas gjithandej. Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!", thotë kryefamiljari, ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë "e bukur kjo".
 

Në fund Rama inspektoi dhe një tjetër shtëpi, ku bëri një foto me familjarët ndërsa nuk la pas as batutat pasi e quajti veten "hudhra që prish syrin e keq".

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 16/02/2021 08:45

    Nuk behet me bukur,kur njerzit nje e nga nje futen ne shtepite e tyre te reja. Pacin shendet e i trashegofshin. Bekuar qofte Rilindja.

    Përgjigju
    • Rrofye: 16/02/2021 17:19

      Shqipnia ka nevoje per Nard Noken e jo per batuta.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it