TROPOJE - Kulla 100 vjeçare e Berishajve në fshatin Viçidol të Tropojës ka filluar të ngrihet sërish mbi themelet e vjetra, por një pjesë e saj do të ruhet si muze. Mësohet se për të rindërtuar këtë kullë po punojnë 20 punëtorë të cilët po zbatojnë projektin për kullën e re.
Kjo është edhe kulla ku lindur ish Kryeministri Berisha dhe ku ka kaluar fëmijërinë e tij. Projekti ka filluar zbatimin në muajin gusht të këtij viti nën kujdesin e djalit të tij Shkëlzen Berisha. Sikurse shikohet në këtë foto 4 dritaret e kullës janë ruajtur ashtu si ato të dikurshmet, të rrethuara me gur të bardhë për të evidentuar historinë e kullës së vjetër.
Rindërtimi i kullës është një premtim që ka bërë ish kryeministri Berisha pak kohë më parë. Tashmë që Ish Kryeministri ka kaluar në opozitë dhe pasi dha dorëheqjen si lider i PD, i është rikthyer të kaluarës së tij, duke rindërtuar atë që është shkatërruar.
Kulla 100 vjeçare në Viçidol, u dëmtua plotësisht gjatë Luftës së Kosovës 1999, ku ajo u godit nga mortaja pasi për muaj me radhë ajo u kthye në një bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO