Rindërtohet pas tërmetit shkolla 9-vjeçare në Lalm, Veliaj: Nxënësit kthehen në ambiente dinjitoze

210  nxënës e fëmijë të parashkollorit në Lalm të Vaqarrit do të kenë ambiente të reja për të mësuar. Shkollës 9-vjeçare në Lalm, hap dyert për vitin e ri pas dëmtimit që mori nga tërmeti i nëntorit.

Shkolla është ringritur nga e para falë investimit të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva, tha se askush nuk e kishte menduar se në Lalm do të kishte shkollë dhe kopsht.

"As nuk e kishte menduar njëri se do të kishte shkollë dhe kopsht në Lalm. Por ç'do fëmijë që vjen këtu liron prindërit që duhet të shkojnë në punë. Në dallim nga zonat e tjera që nuk ka prodhim këtu ka shumë fabrika, dhe lirohen prindërit për tu punësuar".

Investimi në shkollën e re të Lalmit transformon edhe hapësirat rekreative, ku përfshihet edhe ndërtimi i një fushe basketbolli, si dhe asaj të futbollit, që do të mund të përdoren gjithashtu nga të rinjtë e komunitetit pas orëve mësimore. Veliaj tha se për të përfunduar punimet pushimet verore u kthyen në sakrificë për punonjësit.

"E di që një pjesë e madhe e kolegëve e kanë kaluar verën këtu, kur pjesa tjetër e qytetarëve ishte në plazh, por dua t’ju them bravo ju qoftë! Ia ka vlejtur kjo sakrificë, sepse fëmijët kthehen në një shkollë shumë më dinjitoze, pas një periudhe jo të lehtë për shkak të pandemisë, për t’u socializuar me shokët e shoqet”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa ambasadori i Çekisë përshkroi situatën e rëndë që ishte pas tërmetit në këtë shkollë.

"Ka një traditë bashkëpunimi midis Ambasadës Çeke dhe Bashkisë së Tiranës. Pas tërmetit, situata këtu ishte shumë keq. Donim të jepnim ndihmën tonë, ndaj jam shumë i kënaqur që shkolla është rindërtuar”, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva

Kryebashkiaku Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta në shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit, të tërheqin pagesat e përcaktuara për riparimin e dëmeve, të cilat u miratuan në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Shkolla ishte pa ngrohje tashmë me investimin e ri nxënësit do të kenë në dispozicion edhe kaldajat.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb