Një tjetër shkollë në vend ka përfunduar me procesin e rindërtimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë kjo shkollë ka hapur dyert për 280 nxënës e mësues, ndërsa ofron kushte moderne.

“Mjediset e reja të shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, e rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për 280 nxënësit dhe mësuesit e saj”, shkruan Rama.