Milan ka hyrë në një fazë të nxehtë merkatoje, pasi ‘djalli’ është hedhur në sulm për blerje të tjera pas Charles De Ketelaere. Mediat në Italia shkruajnë se pas belgut që kushtoi gati 40 milionë euro mund të vijë edhe Renato Sanchez. Ky i fundit i ka dhënë fjalën Paris SG, por ‘Tuttosport’ shrkuan sot se Milan ka marrëveshje me Lille për mesfushorin francez. Sanchez ka qenë objektiv i Milanit prej kohësh dhe në një pikë u duk sikur marrëveshja ishte bërë, por Paris SG mbiu nga hiçi.
Sakaq Roberto Firminho ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Liverpool-i pavarësisht thashethemeve që e lidhnin me Juventusin. Sulmuesi brazilian është shprehur se ‘e do ekipin, tifozët dhe qytetin’ prandaj kërkon të qëndrojë te Liverpool. Ka qenë kjo deklaratë që ka larguar ‘zonjën e vjetër’ pavarësisht se italianët kurrë nuk janë futur në bisedime zyrtare me Liverpool-in për lojtarin.