Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Ballaj të Rrogozhinës duke djegur një sipërfaqe të madhe me ullishte.
Sipas informacioneve për Report Tv, zjarri ka nisur që mbrëmë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por flaktët janë përhapur me shpejtësi pasi janë favorisuar nga era e fortë.
Zjarri ishte fikur më herët, por ai është ndezur sërish duke vazhduar që të djegë sipërfaqe të tëra me ullinj. Flakët vazhdojnë të pushtojnë pemët dhe bimësinë në këtë fshat.
Më herët, një zjarr në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës dogji 15 hektarë me ullishte.