TIRANE - Ka kaluar një vit nga koha kur qeveria nxori vendimin për zhvendosjen e varrezave të makinave rreth një kilometër larg rrugëve kombëtare, dhe nga një vëzhgim i medias vizive rezulton që shumë prej tyre janë rikthyer në vendet e mëparshme, duke shpërfillur vendimin dhe autoritetet që duhet të ndjekin zbatimin e tij.

Tregtarët e pjesëve të përdorura të makinave vazhdojnë punën e tyre përgjatë rrugëve nacionale, por duke e fshehur këtë biznes.

Në fillim të rrugës Tiranë-Elbasan, vumë re se ish-"varrezat e makinave" vazhdojnë të ekzistojnë ende.

E njëjta gjë rezulton edhe në rrugën Tiranë-Durrës, edhe pse jo direkt të dukshme, pasi ato gjenden të fshehura pas kangjellave dhe rrjetave mbuluese.

Me sa duket kjo është forma më e rë që kanë zgjedhur këto subjekte, për t'ju shmangur vendimit të qeverisë që ndalon "varrezat e makinave" të vendosen më afër se 1 km përgjatë rrugëve kombëtare.

Vitin e kaluar dhjetra të ashtuquajtura "varreza makinash", ku tregtohen pjesë të përdorura këmbimi makinash, u larguan nga rruga, por tashmë shumë prej tyre i janë rikthyer aktivitetit të mëparshëm.

Shkrimi u botua në gazetën SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)