Ringjallet Liverpuli, fitojnë Bayern
Milan, City e Barça, humbet Atletiko

Ringjallet Liverpuli, fitojnë Bayern<br />Milan, City e Barça, humbet Atletiko
Liverpuli rikthehet te fitorja ndaj West Bromëich me golat e Llallanës dhe Hederson duke u ngjitur në vendin e 7 në renditje me 10 pikë në 7 ndeshjet e para të Premier League. Liverpuli nuk e ka nisur sikur pritej edicionin e ri, pasi ka pësuar disa rezultate negative. Manchester City me golat e Toure dhe Agueros siguroi një fitore të lehtë jashtë fushe me Aston Villa.
 
Bundesliga

Bayern Munich shpartallon Hanoverin me rezultatin e thellë 4-0 me golat e Levandovskit dhe Robenit duke vazhduar i qetë kryesimin, madje me 10 pikë diferencë ndaj Dortmundit, që humbi edhe ndaj Hamburgut 0-1 duke regjistruar një tjetër rezultat negativ.

Leverkuseni nuk shkoi më shumë se një barazim me Paderborn 2-2. Surprzië ka qenë edhe humbja e Schalke ndaj Hoffenheim.
 
La Liga
Valencia ul me këmbë në tokë kampionët e Spanjës duke i thyer me lehtësi 3-1. Atletiko e Madridit detyrohet kështu që të bëjë një ndalesë pas disa javësh me rezultate pozitive. Kampionët e nisën keq duke shënua rnë portën e tyre me Mirandën, ndërsa një minutë më pas në të 7’ Valencia dyfishon me Gomes.

Duke përfituar nga shpërqendrimi i miqve, vendasit shënojnë edhe golin e tretë me Otamendin në të 13’ duke mbyllur ndeshjen. Golin e vetëm për Atletikon e shënoi Mandzukic.

Barcelona kryeson e qetë me 19 pikë pas fitores 0-2 me Vallecano me golat e Messit dhe Neymar.

Serie A
Milani rikthehet te fitorja me Chievon duke u ngjitur në vendin e 4 në renditje me 11 pikë. Kuqezinjtë shënuan me Muntarin dhe Hondën duke sigluar rezultatin 2-0. Nesër pritet super sfida e javës në kampionatin italian mes Juventusit dhe Romës në orën 18:00.

Dy ekipet kanë pikë të barabarta duke ndjekur njëri tjetrin hap pas hapi. Sot Juve ose Roma kanë shansin më të mirë që të shkëputen nëse do të fitojnë. Edicionet e fundit kanë folur për Juven, por Roma ka pësuar një ngritje në nivelin e lojës duke premtuar për surpriza.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)