Rinia e përjetshme, ndërhyrjet 
estetike nga Putin te Edi Rama

Rinia e përjetshme, ndërhyrjet <br />estetike nga Putin te Edi Rama
Në vitin 2014, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili, u akuzua se kishte shpërdoruar më shumë se 11 milionë lekë të taksapaguesve, për t’I paguar vetes shërbime të tilla si botox dhe depilim me lazer.

Me fondet e taksapaguesve apo me rrogën mujore, tashmë dëshira për t’u dukur sa më i ri, është kthyer në një domosdoshmëri për shumë lidera të politikës, sa më shumë ata synojnë që të qëndrojnë në karrierë.

Dikur, pjekuria e një udhëheqësi matej vizualisht me thinjat në kokë dhe shëndetin alla – Churchill. Sot, politikanët janë vënë në garë me aktorët e Hollivudit për numrin e ndërhyrjeve. Gjithçka bëhet në emër të frikës se plakja do t’u ulë shanset për të qëndruar gjatë në politikë dhe për të fituar mbi kundërshtarë më të rinj dhe më energjikë.

Mbreti i ndryshimeve drastike konsiderohet ish-kryeministri karizmatik Italian, Silvio Berluskoni. Në 2004-ën, ai pranoi se ka patur ndërhyrje kozmetike poshtë syve të tij, edhe pse revista L”Espresso, raportoi se Berluskoni, kishte bërë gjithashtu tërheqje të lëkurës së fytyrës, qafës, si edhe kishte shtuar flokët.

Ish-kryeministri që njihet ndryshe edhe si një Don Zhuan i pashpresë, thuhet se ka kryer edhe një operacion në zonën gjenitale. Ai ka vendosur një protezë (ndryshe njihet si “pompë”, që e ndihmon artificialisht me ereksionin.

Po aq I fiksuar pas rinisë, duket se është edhe presidenti rus Vladimir Putin. Fotot e tij gjatë viteve, dëshmojnë për një transformim në portret të politikanit 62-vjeçar. Rrudhat në ballë I janë zhdukur, lëkura I duket më e pastër dhe poshtë syve, nuk ekzistojnë më qeset që ka patur dikur.

Në shkurt të këtij viti, Putin “u zhduk” nga ekrani për rreth 10 ditë dhe u shfaq me fytyrë pak të fryrë dhe të shkëlqyeshme në një takim me presidentin e Kirgistanit. Mediat nxituan të supozonin se Putin kishte bërë trajtime kozmetike, por nga ana e presidentit, nuk ka patur asnjë koment.

Kirurgu plastik J.David Holcolm, në një intervistës për wnd.com, aludon se edhe presidenti amerikan Barack Obama ka patur ndërhyrje të lehtë në fytyrën e tij, kryesisht në hundë. Vrimat e hundës së tij janë ngushtuar dhe maja është ngritur lart.” Thotë Holcolm. “Këto shenja nuk janë karakteristike të një proçesi natyral plakjeje, sepse për ndryshe, maja e hundës do të ulej poshtë”. 

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, sipas gazetës “The Telegraph” të vitit 2009, ka aplikuar botox në zonën e syve, “ndryshe” shkruan gazeta, “nuk ka se si të shpjegohen vetullat e ngritura në atë mënyrë”.

Vetë Blair, e ka pranuar se ka shpenzuar më shumë se 3000 Euro nga paratë e taksapaguesve, për kremëra dhe për artistët e grimit që mban pranë vetes para çdo daljeje publike. Por kjo shifër është minimale, e krahasuar me rreth 167,000 eurot që ka shpenzuar ishkryeministri irlandez Bertie Ahern, ndër të cilat përfshihen edhe trajtime estetike si Botox.

Ndërhyrjet e liderve shqiptarë

As kryeministrat tanë nuk I kanë shpëtuar trajtimeve, ose të paktën thashethemeve në media për trajtimet në fytyrë. Ish-kryeministri Fatos Nano, ka patur ndryshimet më të dukshme në fytyrë.

Ai hoqi syzet duke iu nënshtruar një operacioni me rreze lazer dhe gjithashtu leu flokët dhe mjekrën, duke treguar një portret më të ri. Aludohet se Nano I është nënshtruar gjithashtu injeksioneve Botox në zonën e syve dhe të ballit, pasi rrudhat e tij janë zhdukur me kalimin e viteve.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, gazeta “Tema” shkroi se kryeministri Berisha dukej I rinuar, gjatë shfaqjes së tij në emisionin “Zonë e Lirë” në qershor. Kryeministri Berisha ka rregulluar dhëmbët, por disa aludojnë se ai ka përdorur edhe Botox në zonën e ballit gjatë asaj periudhe fushate, për të dëshmuar rini dhe më shumë energji.

Ajo çfarë është e dukshme tek kryeministri Edi Rama është rregullimi estetik I dhëmbëve. Por zëra thonë se Rama I është nënshtruar edhe nëj operacioni për heqjen e qeseve poshte syve, edhe pse nëse bëhet krahasimi I fotove ndër vite, nuk është lehtësisht i identifikueshëm një ndryshim i madh në atë zonë. 

Ish-Kryeministri Ilir Meta nga ana tjetër, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë, por kolegët e tij politikanë si Berluskoni e Putin do t’ja sugjeronin me gjithë zemër. Brenda një kohe të shkurtër, Meta humbi rreth 30 kilogramë dhe kjo humbje e menjëhershme, nuk ndikoi pozitivisht në portretin e tij.

Dikur I rrumbullakosur, pas humbjes në peshë, kryetari i Parlamentit u shfaq më “i vrarë” në pamje, ose ndoshta ne nuk po mësoheshim dot me imazhin elegant të Metës, I cili përgjatë gjithë viteve në politikë, është identifikuar si “I shëndetshëm” ose “mbipeshë”.

Gazeta “Panorama” në vitin 2013, shkruante se kryetari I Parlamentit u dobësua falë dietës Dukan dhe palestrës. Ndërsa vetë Meta, gjatë një vizite në një pulari në Shijak, sqaroi se “Një nga sukseset e sekretit të rënies time nga pesha është se e filloj mëngjesin me një vezë të zier dhe e përfundoj me pak mish pule në darkë.” /Anabel.al/
berlusconi
berlusconi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar